Tashmë duket se dimri ka nisur zyrtarisht. Regjistrohen reshjet e para të dëborës në qarkun e Kukësit.
Bora e parë të kësaj vjeshte ka filluar të bjerë që mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar edhe paraditen e sotme, megjithëse me intensitet të ulët.
Disa fshatra të thellë dhe malor u zgjuan të zbardhur, ndërkohë ka edhe një rënie të ndjeshme të temperaturave.