Report TV - Zbulimi i spiunëve, hapen dosjet e Sigurimit dhe agjentëve të huaj

Report TV 2016-11-05

Views 6

Ora për identifikimin e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe agjenturave të huaja duket se po afron, pavarësisht një rezistence të padukshme për të bllokuar këtë proces. Zbatimi i ligjit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit është një proces i pashmangshëm, pasi tashmë, hapja e dosjeve, kushtëzohet me ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri. Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, i miratuar seancën e fundit në Parlament, parashikon skanimin e kandidatëve për organet e reja të drejtësisë, për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit dhe shërbimet e huaja. Konkretisht, verifikimit do t?i nënshtrohen kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe të Shkollës së Magjistraturës. Nga 104 amendamente të reflektuara në ligjin për organet e reja të drejtësisë, të miratuara nga Parlamenti, parashikohen edhe dy kritere për kandidatët, konkretisht të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit për hapjen e dosjeve si dhe të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës. Dy pikat në fjalë, detyrojnë Parlamentin t?i hapë rrugë ngritjes së komisionit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Do të jetë ky institucion, pra komisioni për hapjen e dosjeve, kompetent për t?iu përgjigjur, Komisionit të Pavarur Ad Hoc, i cili bën verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve, nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe nëse kanë lidhje me agjenturat e huaja. Në ligjin e miratuar, theksohet se verifikimi do të bëhet në kuptimin e ligjit ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?. Ligji parashikon që procesi i rekrutimit nis brenda 4 muajsh

Share This Video


Download

  
Report form