Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN
Të ftuar: Lulzim Basha, Mentor Nazarko, Anila Basha, Erl Murati, Lorenc Vangjeli
Kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi në Opinion se militantë të PS kanë ardhur dhe na kanë takuar për t?u bashkuar me ne, pasi ishin të tmerruar nga pakti me krimin i partisë së tyre. Basha bëri me dije se në Dibër, PS kishte lidhur aleancë me krimin, jo me PDIU-n, por me krimin.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha në Opinion se vjedhja e votave ka qenë një nga ngjarjet më skandaloze që i ndodh demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve në këtë periudhë. Sipas Bashës, dy njerëz, veçanërisht njëri, deputeti Sadri Abazi i cili është treguar me fakte që ka pushtuar milion nga buxheti i shtetit, nuk ishte si deputet, por ishte si një biznesmen, i majmur me parat e taksapaguesve. Ai tha, arsyeja se pse ata të dy ishtin aty, pra në Dibër, pyetja është retorike, e ka përgjigjen. Klani nxori planin e blerjes së votës. Basha theksoi se vëllai i kandidatit, sipas Top Channel, ai doli me video që po kryente aktin e blerjes së votës.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar në studion e Opinion se pas tre vitesh qëndrimi për plehrat, dhe paralelizmit me shumbujt e tjerë, ku PS, ka ndryshuar qëndrim për tu përfaqësuar me oligarkët. Padyshim që opozita është në gjurmët që të çojnë drejt pranisë së individëve të huaj përfaqësues të interesave të errta po themi mafioze që kanë një të kaluar kriminale. Sipas tij pas ligjit të plehrave qëndron mafia ndërkombëtare. Kjo është arsyeja sepse PD është kundër këtij ligji, ka theksuar kreu i demokrateve.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi nga studio Opinion se lideri historik i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, do të jetë deputet i kësaj partie sa herë që ai të dëshirojë. Ky vendim është i padiskutuar, duke poasur parasysh kontributin e tij të padiskutuar në vite. Basha është pyetur për dy deputetë të tjerë të cilët pas humbjes në Dibër, i kanë shpeshtuar kritikat e tyre, fjala është për deputeten Majlinda Bregu dhe Eduart Selamin. Në lidhje me pyetjen, kreu i PD-së, është përgjigjur se me emrat e tjerë do të veprohet sipas rregullores së përcaktuar nga vetë Partia Demokratike.
Në studion e Opinion analisti Mentor Nazarko ka pyetur kreun e PD-së, Lulzim Basha nëse ka prova të mbeshtura në fakte në lidhje me deklaratat e bëra pak më parë në emision në lidhje me blerjen e votave në Dibër, si dhe tjetërsimin e saj nga elementë kriminalë. ?Ju jeni inkoherent në lidhje me këto akuza, pasi nëse ju do ishit konkret, Prokuroria që qeveria e PD për 8 vjet më radhë e ka mbështetur, si dhe ka propozuar emra drejtues të saj. Faktikisht ka dështuar ndjekja e veprimtarisë, mbjelljes dhe kultivimit të hashashit?, tha Nazarko. Basha i është përgjigjur analistit Nazarko se ju nuk jeni i informuar, pasi PD ka dorëzuar në Prokurori disa çështje, Por ne jemi edhe autor të një Kushtetute, e cila krijon SPAK-un, Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Të cilën e kemi mbësht...