Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Përmbytje në qytetin e Gjirokastrës si pasojë e reshjeve që kanë qenë prezente gjatë gjithë natës.
Si pasojë e vërshimit të ujërave, të gjitha rrugët e qytetit kanë pasur probleme në qarkullim, madje disa prej tyre edhe janë bllokuar, si pjesa hyrëse në qytet që i korrespondon lagjes 18 shtatori, që për 30 minuta ishte e pakalueshme.
Po ashtu nga prezenca e ujit dhe e gurëve nga përrenjtë malorë, rruga nacionale Gjirokastër-Kakavije është bllokuar për disa orë edhe në fshatrat përreth ka përmbytje të tokave bujqësore për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikthehen-reshjet-permbyten-rruget-ne-kukes-e-gjirokaster/