Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kiel, kryeqendrën e Landit të Schleswing Holstein të Republikës Federale të Gjermanisë, u prit sot në një takim të veçantë nga Kryeministri i këtij Landi, z. Torsten Albig.
Gjatë takimit z. Meta shprehu kënaqësinë për këtë vizitë në këtë Land të rëndësishëm dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu besimin se kjo vizitë do t?i shërbejë intensifikimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve të veçanta, të qëndrueshme, dinamike dhe shumëplanëshe dhe do të kontribuojë në vendosjen dhe zhvillimin e kontakteve mes Shqipërisë dhe Landit të Schleswing.
Meta vlerësoi kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe në investimet strategjike në ekonominë e Shqipërisë.
?Gjermania dhe kontributi i saj janë të pazëvendësueshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?,- vlerësoi Kryetari i Kuvendit duke shtuar se: ?Roli dhe interesi i saj jo vetëm për stabilitetin e Shqipërisë por edhe atë të Ballkanit Perëndimor veçohet në ditët e sotme?.
Meta theksoi nevojën e vendosjes dhe forcimit të bashkëpunimin në fushën e industrisë së peshkimit, tregtisë, transportit detar, atë të bujqësisë dhe turizmit si dhe energjisë së rinovueshme dhe kërkimit shkencor me Landin e Schleswing Holstein.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-takon-kryeministrin-e-landit-te-schleswing-holstein/