Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj ministres Nikolla se ka dështuar në reformën e arsimit të lartë në mënyrën se si u bën pranimet në universitet. Ministrja Nikolla iu përgjigj këtyre akuzave duke thënë se kuoata e lira janë të përafërta me ato të viteve të mëpashme.
Partia Demokratike në Komisionin Parlamentar të Edukimit akuzoi ministrinë e Arsimit se procesi i pranimeve në universitete sipas formulës së re ka dështuar. Myqerem Tafaj dhe Luçiano Boçi thanë se 3370 kuota u dogjën dhe 90% e studentëve në raundin e dytë zgjodhën universitetet private.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu përgjigj këtyre duke thënë se 67% e aplikantëve janë regjistruar, dhe kuotat e lira kanë mbetur edhe më parë, në qeverisjen e Partisë Demokratike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arsimi-i-larte-pd-sistemi-deshtoi-nikolla-u-regjistruan-67-e-aplikanteve/