Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lumi Lana dhe ai i Tiranës që përshkojnë kryeyqytetin kthehen në rrezik përmbytje sa herë vendi dominohet nga reshjet intensive të shiut.
Dhjetëra banesa, kryesisht Baraka të familjeve rome përmbyten duke rrezikuar seriozisht jetët e banorëve.
Bashkia e Tiranës me ndihmën e qeverisë ka vendosur të kryej investime në dy lumenjtë, ndërhyhet në lumin lana do të bëhen në pikat kyçe, shkozë-materniteti i ri dhe pjesa nga pallati me shigjeta deri në Kashar. Po ashtu vijimësi të rehabilitimit do të ketë edhe për lumin e Tiranës.
Veliaj: Në fund të këtij procesi, ne do të kemi dyfishuar Lanën e rehabilituar, me trotuar, me kaskadë të stabilizuar, me shëtitore përkatëse, me gjelbërimin.
Familjet pranë bregut të lumit do të zhvendosen përfundimisht dhe për ta do të ketë mundësi të tjera strehimi siç janë banesat sociale, përmes strehimit me banesa sociale, qendrave të emergjencës dhe trajtimi me kredi të butë nga janari të 2017.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-lumi-lana-do-te-rehabilitohet-ne-shkoze-dhe-ne-kashar/