Ora News – Fleckenstein: Nëse zgjidhet “vettingu”, ja kur caktohet data për negociatat

Ora News Emisione 2016-11-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eurodeputeti, Knut Fleckenstein, deklaron se pa proçesin e rivlerësimit, e gjithë reforma në drejtësi është në dyshim.
Në një intervistë për Drejtoren e Informacionit në RTV Ora News, Ilva Tare, Fleckenstein deklaron se nëse problem me vettingun zgjidhet, ?problemi zgjidhet me procesin e rivlerësimit, mund të ketë një mundësi që të caktojnë një datë dhe kjo mund të jetë në fillimin e vitit tjetër ose ndoshta pas zgjedhjeve dhe të japë një shenjë të qartë se nuk do të ketë më nevojë për ndonjë vendim tjetër të Këshillit?.
Për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, Fleckenstein vlerëson se test do të jenë zgjedhjet e 2017.
Intervista
Zoti Fleckenstein, është një ditë e mirë për Shqiëprinë, rekomandimi për t?u hapur negociatat?
Mendoj se është një ditë shumë e mirë për Shqipërinë. Është një rekomandim i qartë për të hapur negociatat.
Por është e kushtëzuar?
Po, sigurisht ka një kusht sepse komisioni kërkoi hapjen e negociatave për shkak të reformës në drejtësi por një pjesë shumë shumë e rëndësishme ka ngecur tashmë. Siç dihet Gjykata Kushtetuese i kërkoi Komisionit të Venecias t?i hidhte një sy ligjit të rivlerësimit, siç e kanë bërë njëherë, por tani do e bëjnë sërish. Sigurisht do të na duhet të presim se cili do të jetë rezultati. Pa procesin e rivlerësimit, e gjithë reforma në drejtësi është në dyshim. Pra kjo duhet bërë dhe nëse puna e zakonshme fillon për të zbatuar, do të jetë vetëm çështje kohe kur negociatat të hapen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fleckenstein-nese-zgjidhet-vettingu-ja-kur-caktohet-data-per-negociatat/

Share This Video


Download

  
Report form