Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në konferencën e fundit për shtyp të kombëtares sonë të futbollit foli futbollisti i Napolit, Elseid Hysaj dhe golashënuesi i kampionatit rumun, Azdren Llullaku.
Mbrojtësi i djathtë Hysaj tha se ekipi është mjaft i përqëndruar në ndeshjen me Izraelin , i cili është një ekip shumë i mirë.
?Është një ndeshje shumë e vështirë sepse Izraeli sic e dinë të gjithë nuk është një skuadër e lehtë për tu përballuar por besoj se jemi duke u përgatitur shumë mirë. Ne jemi profesionista, besoj se të gjithë e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, jemi duke u përgatitur akoma. Mendimet e trajnerit dhe stafit na kanë ndihmuar të shikojmë cilësitë e skuadrës, cilësitë e cdo lojtari të Izraelit. Objektivi ynë është të kalojmë në Rusi sic kemi pasur objektivin e Francës?, u shpreh Hysaj.
Ndërkohë futbollisti që po kalon një formë të shkëlqyer me Gaz Metan, Llullaku, midis të tjerash theksoi se është i gatshëm të luaj në disa pozicione.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv