Ora News – Peleshi nga Selenica, kërkon votën për Ilia Stefon

Ora News Lajme 2016-11-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zv. Kryeministri Niko Peleshi u ka kërkuar banorëve të Selenicës që të votojnë për kandidatin e majtë, Ilia Stefo. Në një bashkëbisedim të hapur, numri dy i qeverisë, tha se drejtimi i bashkisë nga ana e Stefos do të jetë i barabartë për të gjithë.
Peleshi: Bashkia është një institucion i qytetarëve, pas zgjedhjeve nuk ka më dallime pastaj të majtë dhe të djathtë, duam një njeri që di ta bëjë mirë këtë punë, pra ti shërbejë edhe të majtëve edhe të djathtëve njësoj. Prandaj edhe shumica e kolonjarëve na propozuan dr. Ilia Stefon. Ai nuk i ka ndarë në 30 vitet e punës së tij njerëzit në të majtë dhe të djathtë.
Nga ana e tij, kandidati Stefo, premtoi ndërtimin e rrugës së Selenicës brenda vitit.
Stefo: Rrugën e Selenicës të cilën me ndihmën e kryetarit të bashkisë Maliq u bë projekti do realizohet brenda vitit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/peleshi-nga-selenica-kerkon-voten-per-ilia-stefon/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS