Financim reformës në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-16

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disiplinim fiskal dhe investime per zbatimin e reformave. Këtë do te synoje buxheti i ri për vitin e ardhshëm. Gjate prezantimit te tij ne Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se ne 2017 nis financimi i reformës ne drejtësi per ngritjen e institucioneve dhe rritjen me te madhe te pagave te prokuroreve dhe gjyqtareve. Nje pjese te konsiderueshme te buxhetit, do ta marre transporti dhe investimet ne infrastrukture. 92% e fondeve per këtë sektor do te shkojnë per përfundimin e projekteve te nisura prej disa vitesh. Kreu i financave deklaroi se ne 2017, nje vit elektoral, nuk do te tolerohen vonesat dhe zvarritjet e punimeve nga firmat kontraktore. Edhe pse vit zgjedhor Ministri i Financave siguroi se shpenzimet ne gjysmën e pare te 2017, nuk do t?i kalojnë 55% te buxhetit. Ndërsa nuk kane munguar debatet dhe replikat me demokratet veçanërisht per çështjen e pensioneve sociale dhe rritjen e tyre. Po ashtu edhe investimet ne shëndetësi do te rriten, kryesisht per zgjerimin e skemës se rimbursimit ku do te hyjnë 600 mije persona te pasiguruar, si dhe do te investohet per infrastrukturën spitalore. Vitin e ardhshëm, borxhi publik sipas kreut te financave, do te ulet 3%.

Share This Video


Download

  
Report form