FIER - Nuk ndalen protestat në Mbrostar të Fierit. Banorët kanë dalë në rrugë për të katërtën ditë me radhë, për të kundërshtuar impiantin e përpunimit të mbetjeve që parashikohet të ndërtohet në zonën e tyre.
Ata bllokuan sërish rrugën nacionale Fier-Tiranë, duke shkaktuar trafik të rënduar. Është dashur ndërhyrja e policisë për të zhbllokuar rrugën. Nuk kanë munguar as përplasjet me drejtuesit e automjeteve, të cilët u detyruan të presin në trafik.