Linja e interkonjeksionit Shqipëri ? Kosovë vijon të mbetet peng e tensioneve politike që ka Kosova me Serbinë.
Ky investim me një vlerë 70 milionë euro nuk është vënë ende në punë, pasi Serbia nuk njeh pavarësinë e Sistemit të Transmetimit të Kosovës.
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka kërkuar që institucionet e Bashkimit Europian të ndërhyjnë për të zgjidhur këtë çështje. Gjiknuri tha se vetë Kryeministri Rama do t?i kërkojë ndihmë Kancelares gjermane, Angela Merkel për të bërë linjë funksionale.
Shqipëria firmosi financimin e një tjetër linje të tensionit të lartë 400 kv, atë më Maqedoninë. Ky projekt financohet nga banka gjermane KFW dhe kap vlerën e 50 milionë eurove.