http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
17 thasë droge e paketuar dhe e hedhur në det u gjet në kanalin e Otrantos nga Guardia Di Financa. Mediat italiane bëjnë me dije se droga e cila kap vlerën e 2 milionë eurove është dërguar në laboratorin kriminalistik për ekzaminime të mëtejshme. Ky eshte momenti kur policet italiane nxjerrin nga deti lenden narkotike te paketuar. Nga hetimet dyshohet se droga është marrë në Shqipëri për t?u transportuar për në brigjet italiane, por dy skafistët të arrestuar tashmë pësuan një avari në gomonen me të cilën po transportonin ngarkesën. Sipas autoriteteve italine dy shqiptarët ndodheshin 5 milje larg portit të Otrantos ndërsa në ndihmë të tyre u dërgua dhe një helikopter. Njëri prej të arrestuarve kishte precedentë penalë të mëparshëm në veriun e Italisë ndërsa gomonia mbi 5 metra e gjatë u sekuestrua nga Guardia Di Financa. Droga ka qene e paketuar mire per t?i rezistuar me sa duket edhe ujit.