5 kg Kanabis dhe armë zjarri u sekuestruan ditën e sotme në qytetin e Krujës.
Përveç tyre u gjetën edhe 300 bimë narkotike në një garazh të përshatur për tharjen dhe përpunimin e tyre.
Policia e Krujës ka vënë në pranga personin Ermela Stafa për kultivim të lëndëve narkotike.
Ky rast u zbulua pas informacioneve të marra në rrugë operative.