TIRANË-Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzon të zbatojë vendimet e gjykatave shqiptare dhe pse është institucioni që qëndron në kupolën e sistemit të drejtësisë nga ku burojnë emërime gjyqtarësh, përzgjedhje drejtuesish dhe vlerësohet performancë e vetë gjyqtarëve.
Në mbledhjen e 4 nëntorit, KLD ka refuzuar të emërojë në postin e gjyqtares së Apelit ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe pse për emërimin e saj tashmë ka një vendim të formës së prerë lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Lartë.
Prej më shumë se dy vitesh, KLD dhe ish-kryeprokurorja janë përballur ligjërisht në dyert e gjykatave të cilat i kanë dhënë të drejtë Ina Ramës të rikthehet në pozicionin e punës që ka pasur më parë si gjykatëse në Apel.