Policia e Tiarnës ka arrestuar dy persona për shfrytëzim prostitucioni ndaj personave të mitur. Të arrestuarit janë Xhonatan Terpollari 21 vjeç dhe Florian Bregu 36 vjeç.
Të dy të arrestuarit kishin një klub nate në kryeqytet ku e përdornin për të mbledhur vajzat dhe më pas i shrytëzonin. Nga kontrolli i ushtuar në klubin e natës, u konstatuan 3 vajza të cilat ishin punësuar si balerina.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se njëra prej balerinave më konkretisht, M. D, 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga shtetasi Xhonatan Terpollari që prej muajit Korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion duke i siguruar klientët në ambientin e clubi.