Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Korrupsioni godet sërish universitetin ?Luigj Gurakuqi? të Shkodres.
Skandali i radhës ka përfshirë fakultetin e shkencave shoqërore, ku prokuroria zbuloi skemën e korrupsionit në departamentin e historisë duke vënë në pranga përgjegjësin e saj dhe zv/dekanin.
Nga hetimi i organit të akuzës, mësohet se nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, ata kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro.
Prokuroria ka arritur të zbulojë se zv/dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm.
Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë ?arrest në burg? për Rokin Dabërdakun dhe Simon Lufin, të akuzuar për korrupsion pasiv.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-arrestohen-dy-pedagoge-te-lendes-se-historise-dhe-3-studente/