Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me policinë kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që kultivontë lëndë narkotike në zonën e Kurbinit, me qëllim trafikimin jashtë Shqipërisë.
Mësohet se katër trafikantë janë vënë në pranga, mes tyre një inspektor policie, i cili bashkëpunontë me grupin kriminal. Të arrestuarit janë Leftër Nelaj, Hashim Nelaj, Bashkim Kodra, Elton Haxhia dhe inspektori i krimeve të rënda Zan Kasmi. Ndërkohë pjesë e këtij grupi kriminal, janë edhe Sami Balloku e Aldo Xhaferri, të arrestuar më parë.