Paralajmërimi i DASH: Europa shënjestër e terrorizmit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë periudhës së festave të fundvitit Europa mund të shndërrohet në shënjestër të sulmeve terroriste dhe për këtë arsye Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralamëruar shtetasit amerikanë të tregohen të kujdesshëm. Bëhet fjalë për festivale, evente apo tregje krishlindjesh që hapen në këto javë të fundit të vitit, ndonëse nuk ka kërcënim specifik dhe nuk jepen data apo vende konkrete.Por paralajmërimi vjen pasi autoritetet franceze zbuluan një komplot për sulm terrorist dhe arrestuan shtatë persona në dy operacione në Strasburg dhe Marsejë. Sipas CNN, komploti ishte organizuar nga një terrorist në Siri, që ka lidhje me Shtetit Islamik. Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, ka informacione të besueshme se Shteti Islamik, Al-Kaeda dhe bashkëpunëtorë të tyre vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në Europë, kryesisht gjatë festave.Në të u bëhet thirrje qytetarëve që të tregohen vigjilent, pasi ekstremistët mund të kryejnë sulme me ose pa paralajmërim. Amerikanët këshillohet të shmangin zonat me të frekuentuara, përdorimin e transportit publik dhe vendet me grumbullime të mëdha.

Share This Video


Download

  
Report form