http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri inspektoi punimet e emergjencave civile ne Kodër Sharre të Kombinatit, ku disa banesa u rrezikuan si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Gjatë takimit me banorët, Tahiri tha se ka ikur koha kur për ta nuk kujdesej askush. Ministri i Brendshëm theksoi se fillimisht do të punohet për të shmangur rreziqet e më pas do të fillojë puna për rehabilitimin.?E rëndësishme është që banorët nuk janë vetëm. E gjithë struktura shtetërore është këtu. Të gjithë punonjësit janë të angazhuar. Shteti është në këmbë për t?i ndihmuar dhe për të mos lejuar që të përballen vetë me këtë situata. Kohët e së kaluarës kur gjithsecili përballej vetë me hallet e veta, e jo vetëm me hallet e veta po dhe me hallet që i sillte natyra - kjo kohë ka përfunduar. Sot ne jemi në krah të qytetarëve, për t?i ndihmuar dhe për të shmangur qe të ndodhin pasoja në shëndetin, jetën apo pasurinë e tyre.?Por e njëjta zone është vizituar dhe nga Deputeti Demokrat Edi Paloka, i cili tha se u thirr nga vetë banorët pasi ata ndiheshin të braktisur. Në Kodër sharrë rrezikohen 9 banesa, ndërkohe qe familjaret e kanë të pamundur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.