Ora News – Sherr në komisionin e sigurisë, Noka fyen Brahon kërkohet përjashtimi

Ora News Lajme 2016-11-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raportimi i Ministrit të Bredshëm Saimir Tahiri në komisionin e sigurisë për buxhetin e institucionit që ai drejton për vitin 2017, është shoqëruar me debate të ashpra, të cilat kanë degjeneruar edhe në fyrje. Kreu i Ministrisë së Brendshme ka deklaruar se krahasuar me vitin 2013 buxheti ka 145% me shumë mundësi për financim, prandaj do të vijonë investimet në modernizimin në e policinë e shtetit dhe infrastrukturë
Saimir Tahiri: ?Është një buxhet që mundëson vazhdimin e të gjithë projekteve që kemi nisur, qoftë në infrastrukturë, këtu dua të kujtoj repartin RENEA.
Por deputetët e opozitës e akuzuan ministrin e Brendshëm për lidhje me krimin e trafikantët e drogës ndërsa rendi sipas tyre dhe siguaria janë në diten më te keqe
Asllan Dogjani: ?Po bindem dhe e kam bërë dhe analizën në parlament që jeni i lidhur me krimin.
Spartak Braho: Zoti Dogjani e filluat mirë kur bëtë be të mos merreshit. Nëse ai është i lidhur të njoftojmë Adriatik Llallën të vijë ta lidhi këtu, nuk merremi ne me historira se unë jam i bindur se je i lidhur me krimin.
Ky ka qenë momenti që ka acaruar klimën e diskutimit në komision kur ministri për shkak të një angazhimi kërkoi të largohej nga Komisioni i Sigurisë, edhe pse mbledhja nuk kishte përfunduar çka është shoqëruar me reagimin e opozitës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dogjani-tahirit-nelgert-pata-ishte-ne-kerkim-nuk-e-gjeti-policia-por-bandat/

Share This Video


Download

  
Report form