Kushtetuesja: Vetingu mbetet pezull - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji me i rëndësishëm i reformës ne drejtësi, ai i vetingut, nuk do te zbatohet deri ne shqyrtimin përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Përballe kërkesës se Parlamentit per heqjen e masës se pezullimit, Gjykata ka vendosur per here te dyte pro pezullimit te vetingut. Si asnjëherë me pare, ne nje seance gjyqësore ne Kushtetuese morën pjese edhe dy ambasadoret ai amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin; dy diplomatet qe kane mbështetur me fort reformën ne drejtësi dhe ligjin e vetingut. Por kjo seance ishte i pari moment kur anëtaret e Gjykatës Kushtetuese folen per reformën ne drejtësi dhe ne sy ra qëndrimi i anëtarit me te vjetër Vladimir Kristos.?Vetingu do te behet dhe është shume mire qe te behet, po ua them une qe këtu nga kjo tribune. E shumta qe mund te beje kjo Gjykate është te korrigjoje diçka ne aspektin kushtetues?. Gjyqtari Kristo nuk i ka kursyer vërejtjet per ndryshimet kushtetuese veçanërisht per aneksin e saj, ku flitet për vetingun. Ai ngriti dilemën nese PD qe e ka votuar këtë aneks ka te drejte t?i drejtohet Kushtetueses apo edhe nese vete Gjykata legjitimohet te shqyrtoje vetingun kur reforma ne drejtësi ia ka ndaluar te shqyrtoje ndryshimet kushtetuese.?Nje aneks si te ishte nje aneks çmimesh apo mallrash vendos per nje problem shume themelor, dmth pjesa e Kushtetutës kufizon te teren, kufizon parimet baze te Kushtetutës?.Gjyqtari Kristo nuk i ka fshehur dyshimet nëse kjo reforme është efektive, pasi sipas tij, pa reformuar sistemin politik, nuk mund te ketë reforma te qëndrueshme. Por Kristo iu është drejtuar dy ambasadoreve Donald Lu e Romana Vlahutin, duke sjelle shembullin e debatit amerikan 230 vite me pare per sistemin e drejtësisë dhe vendimin per krijimin e Gjykatave me 12 qytetare, per t?u treguar se cila është reforma e vërtete.?12 qytetare është e vështirë dhe e pamundur te korruptohen te gjithë. U shmang një element qe është korrupsioni, por u shmang dhe elementi tjetër qe eshte kërcënimi qe mund t?i vije gjyqtarit nga krimi i organizuar. Dhe koha tregoi qe kishin te drejte. Me kete dua te them qe ndoshta ka ardhur koha te mendojmë per zgjidhje përfundimtare afatgjata jo zgjidhje qe i vendos sot qe jam une ne pushtet dhe nesër qe vjen tjetri i prish dhe vendos te tjera.? Per 4 ore me radhe 8 anëtaret e Gjykatës Kushtetuese dëgjuan argumentet e PD, unionit te gjyqtareve dhe parlamentit ne nje seance qe pati edhe momente tensioniTashme fjalën e ka Komisioni i Venecias, i cili do te jape opinionin e tij per ligjin e vetingut dhe me pas vendimi final per kushtetutshmërinë ose jo te ligjit i takon Gjykatës Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form