Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Hetimor për pajisjen e përgjimit ?IMSI Catcher? nuk ka mundur të pyesë asnjë nga krerët e institucioneve që kishte thirrur për të dëshmuar. Kreu i Ministrisë së Brendshme dhe ai i SHISH nuk u paraqitën, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, i vetmi që ishte përgjigjur thirrjes, nuk pranoi të dëshmonte me argumentin se kishte folur njëhere në Komisionin e Sigurisë dhe se çështja është në hetim.
Komisioni Hetimor për pajisjen e përgjimit ?IMSI Catcher? kishte thirrur për të dëshmuar Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika.
Por në seancë u paraqit vetëm kryepolici Çako, ndërsa munguan Tahiri dhe kreu i SHISH.
Por edhe kreu i Policisë së Shtetit nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve te drejtuara me argumentin se ka folur njëherë për këtë çështje në Komisionin e Sigurisë.
Haki Çako: Jam koshient për procedurat që kam ndjekur dhe kam vënë në dispozicion të gjithë aktivitetin, dokumentacionin veprimet e mia. E konsideroj të rëndishme faktin që çështja është e njëjtë dhe të gjithë elementë të sanksionuar në procedurat përkatëse penale që presupozon kategorinë e hetimit sekret, do të ishte me interes, së paku unë ju sugjeroj gjithçka do ti duhej këtij komisioni ta marrë në Drejtorinë e Policisë së shtetit apo në prokurorin përkatëse që administron hetimin dhe ka dokumentacionin pëkratës. Nuk e gjykoj të arsyeshme të përsëris të gjitha gjerat, të bëjmë show. I vemti institucion është prokuroria. Unë si profesionist respektoj të drejtën proceduriale penale, jam dhe do jem në diospozicion të veprimtarisë procedural.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/maxhoranca-braktis-komisionin-hetimor-te-imsi-catcher/