Politika e ndjekur nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan pas grushtit të shtetit ka ngritur kambanat e alarmit në Bruksel. Krerët e dy grupeve më të mëdha të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje BE-së për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit të Turqisë për shkak të spastrimeve masive që shteti po bën pas grushtit të shtetit.