Report TV - Amnistia, Manjani: Më mirë një shans të droguarit se grabitësit

Report TV 2016-11-23

Views 1

DURRËS- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bën të ditur se institucioni që drejton është duke punuar për një amnisti, por që nuk ka ende shifra zyrtare.

Gjatë një takimi me nxënës të shkollave të mesme dhe të dënuar në Durrës, Manjani deklaroi se ende nuk ka një draft konkret për personat që do të jenë përfitues, por nga amnistia do të përfitojnë disa kategori, si përdoruesit e drogës, gratë dhe të miturit.

?Unë ju premtoj se po bëjmë gati amnistinë për disa të dënuar. Po e përgatisim, kur të kemi një draft me disa kritere. Do përfitojnë gratë, ato në moshë të thyer, ato që janë të pamundur fizikisht, përdoruesit e drogës, t?u japim një shans, por jo për grabitësit, sepse ata vjedhin prapë?.

Share This Video


Download

  
Report form