http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo skenë është përdorur në fillim të viteve ?70 kur ?La Boheme? u ngjit për herë të parë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. E njëjta skenografi u përzgjodh edhe nga regjisori italian që e rivendosi në skenë dy vite më parë. Kështu kanë vendosur që ta përcjellin edhe këtë fundnëntori artistët e Operas, shfaqjen klasike. Por, këtë herë më të sigurt në lojën aktoriale. Historia e dashurisë së Mimit që interpretohet nga Eva Golemi dhe Rodolfos, nga tenori Jenish Ysmanov nuk do të vijë ndryshe nga koncepti regjisorial i Andrea de Manicor, që e përgatiti veprën për TKOB dy vite më parë.?Nuk është hera e parë që unë ngjitem për të performuar në Tiranë dhe ?La Boheme?, po ashtu nuk ngjitet për herë të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Por, gjithnjë është një emocion i veçantë, edhe pse nga ana regjisoriale nuk ndryshon gjë. Jam kënaqur shumë nga një vajzë 4-vjeçare, që ishte pjesë e korit të fëmijëve këtë herë, e shumë më i kënaqur me mënyrën se si jemi brenda personazheve tona, që këtë fundjavë do të gjallojnë më shumë në skenë.?Teatri i Operas dhe Baletit e pret publikun me ?La Boheme? ne datat 25, 27 dhe 28 nëntor.