TIRANE- Lulzim Basha deklaron se Partia Demokratike po bëhet gati për një hapje me qëllim ndryshimin e realitetit politik sot në Shqipëri.
Sipas tij, do të jenë një serë vendimesh që do t'u hapin rrugë të gjithë atyre që duan të kontribuojnë në Partinë Demokratike.
Basha theksoi se vendimi për hapjen e PD nuk do të jetë thjeshtë makiazh, por i vërtetë dhe do të nisë nga degët në bazë dhe deri te Kryesia dhe grupi parlamentar.