Ora News – Kompanitë me mbi 50 të punësuar zënë vetëm 1% në ekonomi

Ora News Lajme 2016-11-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tregtia është sektori më i përhapur në ekonominë shqiptare.Ndërsa kompanitë e mëdha me mbi 50 punonjës përbëjnë vetëm 1 % të totalit të ndërmarrjeve. Sipas INSTAT, viti i kaluar ka pasur rritje të shitjeve si dhe të numrit të punësuarve.
Ekonomia shqiptarë vijon që të mbështet kryesisht mbi aktivitetin tregtar.
Të dhënat e INSTAT për strukturën e ndërmarrjeve gjatë vitit 2015 tregojnë se në tregti operojnë rreth 43 përqind e ndërmarrjeve, çka tregon se ekonomia shqiptare operon në shitjen dhe blerjen e produkteve pa ndikim të ndjeshëm në ecurinë ekonomike.
Bizneset e vogla përbëjnë 89% të bizneseve aktive dhe janë ato që kanë peshën më të madhe në punësim.
Përsa i përket numrit të të punësuarve, numrin më të lartë e zënë ndërmarrjet me 1 deri në 4 punonjës.
Kompanitë me mbi 50 punonjës zënë vetëm 1% të totalit të ndërmarrjeve aktive e megjithatë realizojnë shitjet më të mëdha në vend, duke realizuar rreth 840 miliard lekë.
Gjatë vitit 2015, investimet e realizuara nga prodhuesit e shërbimeve zunë 38.3% nga 29.2% që zinin vitin e kaluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kompanite-me-mbi-50-te-punesuar-zene-vetem-1-ne-ekonomi/

Share This Video


Download

  
Report form