http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai është vetëm 16 vjeç. Por, di të ofrojë spektakël. Në fund të performancës së tij, askush nuk e fsheh habinë. Një truk të tillë shpejtësie Erfani pranoi ta realizonte edhe pas kuintave të skenës së madhe të ?Tu Si Que Vales?, aty ku kamera fokusohej të kapte shpejtësinë e veprimeve të tij. U nis të bënte diçka të veçantë për shokët e tij, pasi kur vendosi t?i kushtohej artit si prestigjiator, 16- vjeçari, nuk pati as mbështetjen dhe as lejen e prindërve. Por Erfan Qose nuk hoqi dorë. Dhe sot, pas një viti, vetëm duke ndjekur lojëra të tilla shpejtësie në Youtube arrin të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Për hir të pasionit, djaloshi nga Tirana gjithë ç?di për numrat e shpejtësisë e ka mësuar përmes faqeve online, ndryshe nga Simeone që i trajnuar prej vitesh për të fituar nofkën Kameleoni , ndërroi në spektaklin e talenteve 5 kostume të ndryshme. Kam punuar vite të tëra për të arritur këtu, për të performuar si një Kameleon dhe për t?i kthyer këto performanca në profesionin tim. Është i zoti të ndryshojë ngjyrën e veshjeve që mban, në vetëm pak sekonda, ndaj pyetja e parë që i shkon ndër mend çdo mashkulli që pret për orë të tëra një femër të bëhet gati është: Si mund të na ndihmojë të kursejmë kohë? Nuk besoj se prisni që unë ta zbuloj sekretin që sot. Ishte hera e parë që performova dhe ka kohë deri në gjysmëfinale. Edhe në fazën tjerët ka mundësi të mos e zbuloj këtë sekret për të cilin shumë vajza dhe djem më pyesin. Është shpesh torturuese të presësh dikë për të ndërruar veshjen, por është po kaq e bukur të shohësh se si dikush e ndërron veshjen kaq shpejt. Kjo është magjia e performancës sime. Është sekreti që e kam mësuar me vite të tëra praktikë. Të tilla performanca, magjike, të shpejta, plot ritëm mbushën edhe mbrëmjen e pestë të spektaklit të talenteve në Vizion Plus. Nuk mungoi këtë herë as tradita dhe as tendencat e fundit të kërcimit, nga folklori e deri tek erotika që mbylli mbrëmjen e pestë të ?Tu Si Que Vales?.