Përgjimet telefonike janë ndër provat kryesore që ka Prokuroria për Krimet e Rënda për grupi e kultivimit dhe trafikut të drogës që u godit në Kurbin, ku kishte mbjellë 35 parcela me kanabis.
Në një pjesë të këtyre përgjimeve është zbardhur edhe bashkëpunimi i disa efektivëve të policisë.
Në një bisedë mes të arrestuarit Sami Balloku dhe një numri të paidentifkuar flitet për bashkëpunimin që ata kishin me policë lokale.
Në një telefonatë të përgjuar në datën 4 Gusht, dy trafikantët bisedojnë për një kerkesë të bërë nga policët për të paguar 10 milionë lekë, në këmbim të lejimit të aktivitetit të kultivimit të drogës. Në të kundërt do të ndërhynin për të shkatërruar parcelat.
Por ky çmim nuk u ka pëlqyer trafikantëve dhe njëri prej tyre thotë se edhe sikur të vdiste nuk mund t?i gjente aq para.