http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim eksplozivi tronditi gjate natës duke u gdhire e premtja banoret ne Fushe Preze. Burimet e policisë bëjnë me dije se tritoli i ishte vendosur një punonjësi policie të Rinasit, Arben Kajmaku. Kjo është shtëpia e tij në Fushë Prezë, ndërsa në momentin e shpërthimit Kajmaku ndodhej në banesë sëbashku me bashkëshorten e fëmijët. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale. 42-vjecari u mor në pyetje nga policia, ndërsa mësohet se ai ka thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Blutë nuk përjashtojnë faktin se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të detyrës, por edhe se mund të jetë ngatërruar banesë. Paraprakisht dyshohet se autorët kanë hedhur nga jashtë tritolin pasi shtëpia është e rrethuar. Ndërkohë hetimet janë fokusuar në pistën e sulmit për shkak të detyrës pasi Kajmaku shërben si agjent krimesh në komisariatin e Rinasit.