Basha: Integrimi në rrezik nga Rama - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas deklaratës se deputetit gjerman Kirchbaun, lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vendos integrimin e vendit ne rrezik. Gjate nje takimi me kryetaret e degëve te PD, Basha ka theksuar se problematika e drogës dhe e korrupsionit qe janë vene edhe ne dukje nga mediat ndërkombëtare kane arritur nje nivel shqetësues. Basha ka përcjelle para krerëve te degëve te Partisë Demokratike mesazhin se opozita do te sjelle nje model ndryshe te qeverisjes. Duke u kërkuar te mbledhin te dhena te sakta per papunësinë, per familjet e varfra, per qytetaret qe përballen me faktkeqesite natyrore apo qe u jane prishur shtëpitë; e gjitha kjo ne funksion te momentit kur PD do te vije ne pushtet. Sipas Bashes te gjitha strukturat e PD duhet te punojnë per te fituar zgjedhjet e ardhshme e per te sjelle ndryshimin qe qytetaret presin. Nje prej strategjive qe PD do te ndjeke per fitoren e betejës se ardhshme zgjedhore është hapja e partisë dhe kjo është diskutuar edhe me drejtuesit e PD ne te gjithë Shqipërinë.

Share This Video


Download

  
Report form