Ora News – Nikolla: Të unifikohen kurrikulat universitare me ato shkollore

Ora News Lajme 2016-11-25

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ata që diplomohen në mësuesit, e kanë të vështirë të japin mësim në sistemin paraunieveristar për shkak se kurrikulat në universitetet janë të ndryshme nga ato shkollore; duke ndikuar negativisht në aftësimin profesional të mësuesve. Ministrja Nikolla dhe ekspertë të arsimit gjatë një takim më mësues, kërkuan unifikim programesh universitare-shkollore.
Nikolla: Në këto institucione plane mësimore për mësuesi që nuk i ngjajnë njëri-tjetrit, duke përfshirë lëndë të ndryshme me kohështrirje dhe pesha të ndryshme në programet e ndryshme. Ligji i ri për arsimin e lartë, i cili ka filluar zbatimin e tij, kërkon përafrim dhe ngjashmëri të kurrikulës së mësuesve në masën 80%.
Sipas Institutit të Zhvillimit të Arsimit, pasojat e këtyre mangësive në kurrikula bën që 50% e mësuesve të mos kalojnë testimet në provimet e shtetit.
Gerti Janaqi: Mësuesit kandidatë që janë përfshirë në procesin e licencimit, kanë rezultate shumë të dobëta në provimet e shtetit. Nga të gjitha të dhënat që AKP-ja sjell, ka një rënie drastike të nivelit të kalueshmërisë, kryesisht në 5-6 vitet e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-te-unifikohen-kurrikulat-universitare-me-ato-shkollore/

Share This Video


Download

  
Report form