Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pak para mesnate në aksin rrugor Uji i ftohtë-Skelë, të qytetit të Vlorës, ku një makinë e tipit ?BMW X6? ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të hapur për ndërtimin e ?Lungomares?.
Nga aksidenti ka mbetur i vdekur 17-vjeçari, Kristo Panajoti, i cili është djali i një biznesmeni të njohur ndërtimi në Vlorë, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, Petro Bego, 21-vjeç.
Mësohet se i plagosuri dhe viktima janë kushërinj të parë.