Tiranë-Një 14-vjeçar është plagosur ditën e sotme në kryeqytet, pasi është përplasur nga autobusi i linjës së Shkozës, teksa po kalonte në vijat e bardha.
Aksidenti ka ndodhur te Ministria e Jashtme. Autobusi me targa TR 7122 U me drejtues A. K. ka aksidentuar 14-vjeçarin me inicialet E.B, i cili është dërguar në spitalin e Traumës i plagosur.
Policia ka ndaluar shoferin e autobusit për ta marrë në pyetje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.