Shqipëria feston sot 104-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Këtë të hënë në Vlorë, ashtu si 104 vite më parë, është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti i Republikës Bujar Nishani, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si dhe përfaqëuses të pushtetit vendor.
Ndryshe nga vitet e tjera, festimet duket se janë më të vakëta, kjo edhe për shkak të reshjeve të shiut.