http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 14-vjeçar mbeti i plagosur, pasi u përplas nga autobusi urban në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në Bulevardin ?Zhan Dark? në afërsi të Ministrisë së Jashtme kur 14-vjeçari po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin. I riu u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ndaloi drejtuesin e autobusit të linjës Qëndër-Shkozë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën lëvizte mjeti. Ndërkohë, 19 drejtues mjetesh u arrestuan, pasi u kapen nga rrugoret ne gjendje te dehur. Aksioni i fundjavës dërgoi 24 drejtues të tjerë në komision, pasi iu pezullua leja drejtimit për konsumim alkooli. Prej disa ditësh, policia rrugore ka nisur aksione per ndëshkimin e atyre drejtuesve, te cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit. Në fokus ka qenë dhe vendosja e rripit të sigurimit kryesisht tek furgonet që transportojnë nxënës. Aksidentet rrugore prej kohësh janë një problem për policinë, ndërsa Shqipëria renditet si një ndër vendet me numrin më të lartë të tyre. Për 10 vite janë rreth 3.184 jetë të humbura si pasojë e tyre, 21.500 persona të aksidentuar janë plagosur rëndë dhe vuajnë pasojat e ngjarjeve automobilistike.