Tirana ka nderuar sot politikanin dhe shkrimtarin e njohur kosovar, Adem Demaçi, me titullin ?Qytetar Nderi?. Në një ceremoni të posaçme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzuar Adem Demaçit titullin ?Qytetar Nderi? si dhe ?Çelësin e Qytetit? me motivacionin e intelektualit të shquar, simbol i rezistencës së gjithanëshme, për liri, pavarësi dhe prosperitet, për kontributin dhe sakrificat e tij ekstreme, dhe popullit të pavarur të Kosovës, si dhe për forcimin e lidhjeve tradicionale mes qytetarëve të të njëjtit Komb.