Temperaturat e ulëta, probleme në Kukës e Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rajoni i Kukësit është gdhirë këtë të martë nën temperatura të ulëta, që janë shoqëruar me reshje bore. Temperaturat kanë zbritur në minus 1 gradë celsius, ndërsa trashësia e dëborës në zonat e thella malore shkon nga 10 deri në 20 centimetra. Disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa OSHEE-së po punon për riparimin e avarive të shkaktuar edhe nga erërat e forta. Në Tunelin e Kalimashit trashësia e borës arrin në 4 centimeter, por qarkullimi është i lirë. Edhe në Tropojë disa akse rrugore, nuk mund të kalohen me mjete të pa pajisura me zinxhirë. Ulja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje dëbore edhe në rajonin verilindor. Në disa njësi administrative të Dibrës dhe Bulqizës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra, ndërsa reshjet kanë përfshirë edhe qytetin e Bulqizës. Në aksin nacional Peshkopi - Tiranë ka prezencë të akullit, ndërkohë që policia rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të kenë me vete zinxhirë. E gjithë juglindja është përfshirë nga reshjet e dëbore e shoqëruar me temperatura te ulëta qe kane shkuar ne zona malore deri ne -9 C. Prefekti i Korçës, Ardit Konomi, tha se te gjitha akset janë te hapura përfshi dhe ato malore. Dardha dhe Voskopoja kane pasur vizitore te shumte, te cilët kane kaluar këtu ditët e festave. Ne këto ditë të ftohta, ngrohja me dru zjarri mbetet alternativa kryesore për gjithë banoret e qarkut juglindor edhe ne kushte kur çmimi është dyfishuar. Mjetet borëpastrueset janë ne gatishmëri ne te gjitha akset.

Share This Video


Download

  
Report form