“WIZAIR” nis fluturimet “low cost” në 2017, kërkon aeroportin e Kukësit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prill të vitit 2017, do të nisë punën kompania e parë ?Low Cost? në Shqipëri. Të paktën ky është premtimi që vjen nga Ministria e Transporteve. Ky institucion njofton se kompania ?WIZAIR? do të jetë prezente në tregun shqiptar të fluturimeve, duke ofruar linjë direkte Tiranë-Budapest. Ky hap është konkretizuar pas një memorandumi bashkëpunimi, që është miratuar mes dy Ministrave të Transportit, atij shqiptar dhe hungarez. Kompania do të operojë në aeroportin ?Nënë Tereza?, ndërsa mësohet se do të jetë shteti hungarez që do ta mbështesë financiarisht, pasi aeroporti ynë aplikon tarifa te larta. Hyrja në tregun vendas e një kompanie me çmime të ulëta, pritet të shoqërohet me kosto më të leverdishme për udhëtimet. Shqiptarët janë më të penalizuarit, pasi paguajnë më shtrenjte se çdo vend tjetër, biletat ajrore. Por interesi afatgjatë i kompanisë hungareze është të marrë me koncesion Aeroportin e Kukësit. Më herët, përfaqësues të saj kanë qenë prezent në Shqipëri për të kryer një studim të aeroportit të Kukësit. Deri më tani, qeveria nuk ka marrë një vendim se çdo të bëjë me këtë aeroport, i cili kërkon deri në 3 milionë euro investime nga buxheti i shtetit. Mundësia e vetme është dhënia e tij nëpërmjet procedurës, Partneritetit Publik Privat.

Share This Video


Download

  
Report form