Ora News – Ahmetaj: Ndryshuam ekonominë, Bode: Po jepni karamele elektorale

Ora News Lajme 2016-12-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita dhe qeveria janë përplasur për shifrat e buxhetit 2017. Duke folur në seancën parlamentare ku po diskutohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm, deputeti Ridvan Bode kritikoi maxhorancën se rritja e pagave dhe pensionet janë vetëm një karamele në prag të fushatës elektorale.
Bode: Në prag të fushatës elektorale dhe për t?i dhënë një karamele apo limonatë elektorale qoftë pensionistëve, qoftë rrogtarëve.
Por për ministrin Arben Ahmetaj rritja e pagave dhe pensinoneve që është parashikuar për vitin e ardhsëm është më e larta e mundshme.
Ahmetaj: Po rrit pagat dhe pensionet me një shumë rekord në 25 vite, 100 mln dollarë që nuk ka ndodhur asnjëherë. 100 mln dollarë nuk i kishit dot, i bëtë rrush e kumbulla.
Bode i kujtoi qeverisë të gjitha premtimet e pambajtura si dhe shtimin e barrës për qytetarët
Bode: 95% e shqiptarëve kanë mbajtur barrën e taksave shtesë që kanë paguar në mandatin tuaj 4-vjeçar.
Sipas Ahmetaj akuzat e opozitës janë të pabaza në një kohë që e çuan buxhetin drejt falimentit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bode-smbajtet-asnje-premtim-ahmetaj-ndryshuam-ekonomine/

Share This Video


Download

  
Report form