Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Projektbuxheti i vitit të ardhshëm është i rëndësishëm për miratimin e reformës në drejtësi.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i bëri thirrje opozitës që të tregojnë se duan që ti japin fund vuajtjeve të qytetarëve lidhur me drejtësinë. Ndërsa, akuzoi të djathtët se flasin për varfërinë ndërsa fëmijët e tyre janë të mbuluar nga luksi.
Tahiri: Buxhetin e reformës në drejtësi që pastron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ju do e votoni apo nuk do e votoni? Jeni me gjyqtarët e korruptuar, apo jeni me shqiptarët që duan më shumë se gjithçka tjetër; që drejtësia të funksionojë pa para. Ju mund të keni sigurisht kundërshti për mënyrën se si do të pastrohen prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar pavarësisht se ky është preteksti i radhës për t?u mos u bërë kurrë reforma në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-votoni-buxhetin-e-reformes-ne-drejtesi-replikon-mima/