Ora News – Unaza e madhe, Rama: U vu në vijë një nga projektet e bllokuara

Ora News Lajme 2016-12-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, inspektoi punimet te mbikalimi në kryqëzimin e Rrugës së Kavajës me Unazën e Re. Veç këtij segmenti, Rama tha se do të modifikohen edhe nyjet rrugore problematike, të ndërtuara nga administrata e shkuar e bashkisë.
Rama: E rëndësishme është që u vu në vijë, sepse ishte një nga projektet e bllokuara të Tiranës, njësoj si bulevardi. Ndërkohë, do vazhdojmë me financimin e anës tjetër, për të lidhur pjesën lart të Farkës dhe të Bregu të Lumit. Fatkeqësisht, ajo që ndodhi me ?Zogun e Zi? disa vite më parë, sot faktikisht është kthyer në një kosto shumë të madhe për qytetarët, sepse në atë nyje duhet ndërhyrë patjetër, siç duhet tentuar një rimodifikim në nyjën tjetër te ?Shqiponja?.
Ministri i Transporteve dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës garantuan se përfundimi i punimeve në verë do të clirojë trafikun në kryeqytet.
Dervishaj: Në pranverë do ketë përfunduar minimalisht segmenti nga ku jemi deri tek TEG-u, në mënyrë që në përfundim të segmentit TEG ? tunel i rrugës Tiranë ? Elbasan, kjo të jetë një arterie që lidh rrugën
Tiranë ? Elbasan me autostradën e Durrësit dhe me një koncept shumë më të gjerë të integruar të qarkullimit dhe zhvillimit infrastrukturor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/unaza-e-madhe-rama-u-vu-ne-vije-nje-nga-projektet-e-bllokuara-te-tiranes/

Share This Video


Download

  
Report form