Komisioni Europian pranon autorësinë e përkthimit të Vettingu-t

RTV KLAN 2016-12-02

Views 0

Komisioni Europian ka pranuar autorësinë e përkthimit të Ligjit të Ventting -ut në Anglisht, i cili rezulton me gabime e pasaktësi, që sipas opozitës, ndryshojnë kuptimin e ligjit. Duke iu përgjigjur interesit të Televizionit Klan mbi këtë skandal, Zyra e Delegacionit të Komisionit në Tiranë nuk e mohoi që përkthimi i ligjit është bërë nga EURALIUS, por tha se përgjegjësinë për ta verifikuar atë, e kanë autoritetet shqiptare.

?EURALIUS IV u siguron asistencë teknike institucioneve përfituese dhe palëve të interesuara lidhur me sektorin e Drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e praktikave më të mira të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane. Komisioni Evropian e përgëzon këtë angazhim. Institucionet shqiptare janë përgjegjëse për komunikimet zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjësinë e tyre transmetimin zyrtar të dokumenteve ligjore që përbëjnë një pjesë të legjislacionit të brendshëm zyrtar.?

Ligji në variantin Anglisht iu dërgua Komisionit të Venecias nga Gjykata Kushtetuese. Kreu i saj Bashkim Dedja, deklaroi publikisht në media, dy ditë më parë, se ligji ishte përkthyer nga EURALIUS. Ai pranoi edhe pasaktësitë, që u evidentuan nga opozita.

Për këtë arsye ligji u përkthye edhe njëherë dhe iu ridërgua Komisionit të Venecias.

Në disa të përditshme, këtë të premte u publikua lajmi se pikërisht për këtë çështje, Shefi i Misionit të EURALIUS ishte shkarkuar nga detyra, por Zyra e Delegacionit të Komisionit Europian e hedh poshtë këtë lajm.

?Pretendimet se drejtuesi i ekipit EURALIUS IV është larguar nga posti i tij janë krejtësisht të pasakta. Drejtuesi i ekipit është aktualisht me leje.?

Sipas opozitës, gabimet prekin thelbin e ligjit dhe kjo mund të ndikojë në opinionin që do të japë Komisioni i Venecias. Ekspertë të Jurisprudencës kanë hedhur dyshime se gabimet në përkthim kanë qenë të qëllimshme, për të manipuluar opinionin e Komisionit të Venecias.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form