"24 -vjecari, Endrit Dhimitri është gjetur i vdekur nga një kushëri i tij. Dyshimet e policisë janë pasi ai ka pasur një hemoragji pasi është rrahur nga disa persona në një lokal në rrugën e Kavajës. Ai është dërguar në spitalin e traumës dhe pas mjekimit është dërguar në banesë?.
Për këtë ngjarje policia ka nisur hetimet me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 24-vjeçarit Dhimitri mëngjesin e së enjtes.
Nga veprimet paraprake të mjekëve ligjorë, dyshohet se i riu nga Përmeti ka ndërruar jetë për shkak të hemorragjisë në organet e brendshme.
Pjesë e hetimit është shkaku i hemorragjisë, ndërsa dyshohet se ajo mund të jetë shkaktuar nga goditjet në bark.
Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kartelën klinike të qëndrimit të tij në spital, për të parë kujdesin që është treguar ndaj tij nga personeli mjekësor i spitalit të traumës. Veç dyshimeve të vrasjes se 24-vjecarit për të cilat po hetohet intensivisht nga policia po verifikohen edhe procedurat e ndjekura prej mjekëve në spitalin e traumës.
Tv Klan