Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë një këmbësor ka humbur jetën. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të tregut të makinave.
Mësohet se pas aksidentit makina të tjera kanë shkelur viktimën, duke kaluar sipër trupit të tij.
Policia sqaron se aksidenti është shkaktuar nga një vajzë 23-vjeçare, e cila ishte duke drejtuar mjetin olsvagen, me targa DR 5189 E. Ndërsa viktima, i cili është ende i paidentifikuar është i seksit mashkull dhe i përket moshës rreth 35-40 vjeç.
Sipas policisë mendohet se është banor i zonës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksidentohet-per-vdekje-kembesori-makinat-e-shkelin/