Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh nga Konventa e kësaj force politike se LSI do të jetë parti më e hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Meta tha se LSI nuk është imune ndaj fenomeneve negative në shoqëri dhe për këtë shkak duhet më shumë transparencë.
"LSI të jetë parti më e hapur, më transparente, e përfshirëse. Të jemi parti që nuk kujdeset vetëm për anëtarët e saj. LSI të jetë parti që kujdeset për çdo qytetar. Ne nuk ankohemi asnjëherë ndaj mediave. Të rinjtë të bashkohen për një Shqipëri që ecën drejt BE?, u shpreh Meta.