http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrat e jashtëm te NATO-s kane nisur nje samit dy-ditor ne Bruksel per t?u përballuar me sfidat kryesore te sigurisë ne Afganistan dhe Lindjen e Mesme, por edhe me rolin e Rusisë. Ne konferencën per shtyp ne nisje te samitit, sekretari i përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se ne keto kohe te vështire, NATO qëndron e bashkuar ne luftën kundër terrorizmit. Ai u shpreh optimist se presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, do te ndjeke te njëjtën linje me paraardhësin e tij kur behet fjale per sigurinë.?NATO ka funksionuar gjithmonë ne mbështetje te vlerave te lirisë, paqes e demokracisë. Shtetet e Bashkuara jane vendi lider ne kete aleance dhe unë kam bindjen se politika e administratës se re do te dije t?i mbështesë keto vlera. Pres nga presidenti Trump gjithë mbështetjen e tij per sfidat e sigurisë me te cilat ne përballemi te gjithë.?Megjithatë, qëndrimet e sekretarit te përgjithshëm te NATO-s, analistet thonë se ende mbetet e paqarte qasja qe administrata e re do te ketë me Rusinë, duke qene se presidenti Trump gjate fushatës ka premtuar marrëdhënie me te mira. Gjate këtij samiti dy-ditor, sekretari amerikan i shtetit Kerri, do te përpiqet te siguroje per here te fundit ministrat e jashtëm se nuk do te kete ndryshime thelbësore ne politikat e Uashingtonit sa i përket çështjeve te rëndësishme globale dhe sigurisë.