http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ekonomisë i ka hapur rrugë krijimit te nje strukture, qe do te quhet Autoriteti i Ndërhyrjes se Jashtëzakonshme. Ai te veproje ne rast se bankat nuk do te jene ne pozita të shëndosha financiare ose që janë drejt kolapsit. Qëllimi i këtij projektligji është te shmange rreziqet qe kërcënojnë stabilitetin financiar. Fillimisht banka do t?i nënshtrohet rimëkëmbjes, por nëse kjo nuk funksionin ajo do të hyjë në procedurat e likuidimit, ku pesha kryesore do të mbartet nga aksionaret dhe pas tyre kreditoret. Diskutimi i këtij projektligji vjen ne nje kohe kur nuk ka rrezik te shtuar ne sistemin bankar te Shqipërisë, por ato janë nje qartësim me shume ne ketë drejtim. Pas krizës financiare 2008, rezultoi se kishte nevoje per ndërhyrje ligjore per menaxhim ne situata te tilla.